Takimi i Presidentit Pendarosvki me përfaqësuesit e Asociacionit Maqedonas të Televizioneve Nacionale Private

7 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti delegacionin nga Asociacioni Maqedonas i Televizioneve Nacionale Private. Përfaqësuesit e pesë televizioneve nacionale privatе shpalosën argumentet, faktet dhe qëndrimet e mediave të tyre në raport me procedurën e filluar në Kuvend për Propozim- ligjin për plotësime dhe ndryshime të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Përfaqësuesit e televizioneve nacionale theksuan se ndryshimet e propozuara për ta  janë krejtësisht të pranueshme dhe presin që të miratohen nga Kuvendi maqedonas.

Presidenti Pendarovski, gjatë ditës së djeshme për të njëjtën temë kishte takim me përfaqësuesit e  operatorët e telekomunikimeve ku u njoftua edhe me qëndrimet e tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....